SHBA dhe nëntë aleatë bashkojnë forcat për sigurinë e inteligjencës artificiale, në sfondin e rivalitetit me Kinën
Shtetet e Bashkuara dhe nëntë aleatë të tjerë kanë bashkuar përpjekjet për sigurinë e teknologjive të inteligjencës artificiale, në një kohë kur rivaliteti me Kinën vijon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Bashkëpunimi synon të adresojë rreziqet që lidhen me këto teknologji. Gara për epërsinë në fushën e inteligjencës artificiale po thellohet mes fuqive kryesore botërore, raporton Newsmax Balkans. Në të njëjtën periudhë, Kina ka konfirmuar zyrtarisht takimin e parë trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Tre liderët do të takohen më 19 nëntor në qytetin Shenzhen të Kinës jugore, në kuadër të samitit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Takimi shënon një moment të rrallë në marrëdhëniet mes tre fuqive, të cilat kanë...
Burimi:
kohajone.com