Netanyahu në Jerusalem: Irani është kërcënim, Evropa nuk është spektatore por shënjestër
Gjatë një takimi me homologun çek, Andrej Babiš, të zhvilluar të martën në zyrën e tij në Jerusalem, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paraqitur Netanjahu për Iranin një vlerësim që e shtrin rrezikun përtej Izraelit. Sipas tij, aftësitë ushtarake të Teheranit, aktiviteti terrorist dhe ambiciet bërthamore përbëjnë kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për vendet evropiane. Kërcënimi iranian, theksoi ai, nuk njeh kufij rajonalë dhe prek drejtpërdrejt kontinentin. Ky është kërcënimi iranian që Evropa duhet të marrë seriozisht, shtoi kryeministri izraelit, sipas të cilit rreziku shtrihet përtej kufijve të Lindjes së Mesme. “Raketat e Iranit nuk ndalen në kufijtë e Izraelit, as terrorizmi i tij, as ambiciet e tij bërthamore. Evropa nuk është spektatore. Evropa është një shënjestër”, deklaroi Netanyahu gjatë fjalës së tij....
Burimi:
kohajone.com