Konstituimi i Kuvendit të Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme
Në Serbi do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit. Ndër pikat e saj kryesore do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të ardhshëm të Kuvendit por edhe i nënkryetarëve. Ana Bërnabiç, kryetare aktuale e Kuvendit të Serbisë, e cila ushtron detyrën e presidentes që nga dorëheqja e Aleksandar Vuçiçit, ka thirrur seancën konstituive për në orën 10:00. Ndër pikat e rendit të ditës janë konfirmimi i mandateve parlamentare, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të parlamentit, si dhe emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punuese parlamentare. Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet sa janë gjithsej në Kuvendin e Serbisë. Pas konstituimit të Kuvendit të Serbisë, Lista Studentore do të ketë 90 ditë kohë...
Burimi:
javanews.al