32 vite nga lindja e emrit të UÇK-së, Thaçi në pritje të vendimit të dytë të Hagës
Sot shënohen 32 vite nga momenti kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin, me të cilin do të hynte në historinë e luftës për çlirimin e vendit. Më 17 nëntor 1994, në një takim të zhvilluar në Zvicër, u vendos emërtimi UÇK, organizatë që më vonë do të shndërrohej në forcën kryesore të armatosur që iu kundërvu ushtrisë dhe forcave serbe në Kosovë. Pikërisht sot, më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në një çështje që lidhet me pengimin e drejtësisë. Vendimi pritet të bëhet publik në orën 10:00, ndërsa bashkë me Thaçin në këtë proces janë të akuzuar edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi. Sipas...
Burimi:
javanews.al