“Europa është e dobët dhe e përçarë”, çfarë po llogarit Putin për të fituar luftën në Ukrainë?
Lionel Barber, ish-drejtor për 15 vite i gazetës prestigjioze “Financial Times”, ka analizuar strategjinë e Vladimir Putinit në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se presidenti rus po përpiqet të shfrytëzojë përçarjet brenda aleancës perëndimore për të arritur objektivat e tij. Në një intervistë, Barber, i cili është takuar tri herë me liderin rus, e cilëson Putinin një mjeshtër të destabilizimit dhe luftës psikologjike. Sipas tij, Kremlini beson se mund të dobësojë bashkëpunimin mes vendeve perëndimore, pasi e konsideron Europën të përçarë dhe të dobët, ndërsa sheh te Donald Trump një aleat të mundshëm në Uashington. “Po përpiqet të përçajë aleancën perëndimore dhe besoj se është i bindur se mund t’ia dalë, sepse ka njeriun e tij në Uashington”, deklaron Barber, duke iu referuar presidentit amerikan....
Burimi:
javanews.al