Ekstradohet nga Spanja negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë të sekuestruara në Frakulll të Fierit
Një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht për përfshirje në trafikun e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Spanja bashkëfinancuesi dhe negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Si rezultat i koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, K. M., alias A. M., 49 vjeç. Në muajin mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për...
Burimi:
kohajone.com