Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë
Banka e Shqipërisë ka publikuar zyrtarisht rregulloren e re “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”. Rregullorja e re është përshtatje e direktivës me të njëjtin emër të Bashkimit Europian, të vitit 2015 dhe ka si qëllim kryesor uljen e komisioneve që bankat u ngarkojnë tregtarëve për pranimin e pagesave me kartë. Duke filluar nga data 1 janar 2027, ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifë shkëmbimi më të lartë se 0.2% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë debiti dhe 0.3% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë krediti. Në kuptimin e rregullores, tarifë shkëmbimi (interchange fee) është një tarifë e paguar për çdo transaksion direkt ose indirekt ndërmjet emetuesit dhe pranuesit...
Burimi:
kohajone.com