Ndërpritet rrjeti sekret i NSA-së, probleme në komunikimet e klasifikuara të inteligjencës amerikane
Agjencia e Sigurisë Kombëtare SHBA- Një problem teknik ka lënë jashtë funksionit një prej sistemeve më të rëndësishme të komunikimit të inteligjencës amerikane. Bëhet fjalë për NSA Net rrjetin e brendshëm përmes të cilit punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare shkëmbejnë informacione të klasifikuara. Sipas CNN që citon gjashtë burime, ende nuk ka prova se ndërprerja është pasojë e një sulmi kibernetik. Ndërkohë për shkak të situatës drejtuesit e agjencisë kanë organizuar paraqitjen e personelit në punë me orare të ndryshme, ndërsa po vlerësojnë përmasat e problemit. Incidenti vjen pas një serie problematikash teknike në SHBA që kanë prekur shërbimet bankare, platformat e Microsoft dhe trafikun ajror. Këto zhvillime kanë nxitur edhe më shumë diskutime në rrjetet sociale për pretendimet mbi një ndërprerje masive të...
Burimi:
zeri.ai