Europa ‘i mbyll dyert’ gruas më të pasur të Rusisë
Fillimisht sulmet me dronë ukrainas, tani edhe sanksionet europiane. Për Tatyana Kim, gruan më të pasur në Rusi dhe themeluesen e Wildberries, gjigantit të tregtisë online që shpesh krahasohet me Amazon, lufta në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. Bashkimi Europian e ka përfshirë sipërmarrësen 50-vjeçare në listën e personave të sanksionuar ndaj Rusisë, së bashku me biznesmenë të tjerë, banka dhe kompani energjetike. Masat parashikojnë ngrirjen e çdo pasurie që ajo mund të ketë në vendet e BE-së, ndalimin e hyrjes në territorin e Bashkimit Europian dhe kufizime në transaksionet financiare. Arsyetimi i Brukselit është serioz. Sipas autoriteteve europiane, Wildberries, që zotëron një pjesë të madhe të tregut rus të shitjeve online, nuk është vetëm një nga kompanitë që paguan më shumë...
Burimi:
javanews.al