Britania e Madhe vendos sanksione ndaj 8 kompanive izraelite për ndërtimet në Bregun Perëndimor
Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj tetë kompanive të ndërtimit dhe zhvillimit të pronave, të cilat akuzohen se janë të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ky është vendimi i parë i këtij lloji që prej njoftimit të qeverisë britanike për një qëndrim më të ashpër ndaj veprimeve të Izraelit në këtë territor. Sipas autoriteteve britanike, masat synojnë të ndërpresin financimin dhe mbështetjen që këto kompani i japin zgjerimit të vendbanimeve. Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, është shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Po ashtu, janë rritur edhe sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre. Vendimi i Londrës përfshin edhe lëvizjen aktiviste izraelite Tzav 9, të...
Burimi:
javanews.al