Këlliçi: Ndjesa e panevojshme e Pandeliut!
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Pandeli Majkos, që u tërhoq nga thëniet e tij në asamblenë e PS-së. Gjatë asamblesë, Majko u kishte kërkuar anëtarëve të këtij organi dhe drejtorëve të PS-së, që të dorëhiqen sepse janë mbi 1 mijë orë video të regjistruara, duke ngritur spekulime për afera erotike. Por sot Majko ka reaguar duke u shprehur se, nuk e kishte fjalën për video erotike, por për përgjime me trafikantët. E për këtë reagim, Këlliçi shkruan se, kjo ishte një ndjesë e panevojshme nga Pandeli Majko. Reagimi i Belind Këlliçit: Ish Kryeministri Pandeli Majko, aktualisht anëtar i Asamblesë së PS-së, paska kërkuar ndjesë se pas fjalës së tij, qenka ngritur një spekulim për afera erotike të anëtarëve...
Burimi:
syri.net