Zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër, arrestohet në Spanjë 36-vjeçari, pas 4 vitesh në arrati

Zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër, arrestohet në Spanjë 36-vjeçari, pas 4 vitesh në arrati

foto ilustruese TIRANË- 36-vjeçari Armando Ndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Sipas njoftimit të Policisë, Ndreu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Dyshohet se në vitin 2022, 36-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit, furrë buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala. Mes Ndreut dhe pronarit të biznesit, dyshohet se kishte pasur një konflikt të mëparshëm, ndërsa pas ngjarjes 36-vjeçari u arratis dhe u shpall në kërkim. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Vijon operacioni...