VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet
Serbia U21 mposhti 2-1 Rusinë U21 në duelin miqësor, por ndeshja u shoqërua me tensione në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe lojtarë të tjerë. Pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të të dyja skuadrave, arbitri ndëshkoi dy protagonistët kryesorë. Umnjikov u nxor me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori të dytin të verdhë. Video ka marrë shpërndarje të gjërë në rrjet, pasi dihet që marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë në përgjithësi. Serbia në atë moment kryesonte 2-1, me Mitrovic dhe Veliçkovic që kishin shënuar për vendasit. https://t.co/Ay5tE6eadG — sportnadlanu (@klikclick191174) October 5, 2026
Burimi:
javanews.al