![Vrasja dhe torturimi i oficerëve të policisë në ’97/ GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për “Masakrën e Qafë Gjashtës”](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/vrasja-dhe-torturimi-i-oficereve-te-policise-ne-97-gjkko-i-kerkon-gjykates-se-larte-te-shprehet-per-masakren-e-qafe-gjashtes_66842fe6de4e1.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Vrasja dhe torturimi i oficerëve të policisë në ’97/ GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për “Masakrën e Qafë Gjashtës”
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka deleguar për zgjidhje Gjykatës së Lartë kërkesën për Alqi Pagunin, 53 vjeç ish i dënuar në mungesë për “Masakrën e Qafë Gjashtës”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Alqi, i dënuar me 15 vite burg në mungesë ka kërkuar shuarje të dënimit për shkak të parashikimit.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj i ka dërguar Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshje duke i dërguar aktet e gjykimit.
Alqi Paguni bëri kërkesë në Gjykatën e Sarandës për shuarje dënimi së bashku me disa të tjerë, pasi është akuzuar se në 1997 është përfshirë në “Masakrën e Qafë Gjashtës”, ku u vra oficeri Gjergj Mehmeti, u torturua oficeri Eduart Alia dhe u tentua të vriteshin edhe oficerë të tjerë.
Në lidhje me këtë u arrestuan 5 persona dhe dosja u gjykua nga ish Krimet e Rënda.
Paguni u la i lirë pak vite më vonë sepse arrestimi i tij u vlerësua i paligjshëm nga Gjykata e Lartë, çka solli dhe largimin e tij në drejtim të paditur.
Top Channel
Burimi