Spajiq kërkon hetim për ndikimin e mundshëm serb përmes mediave dhe bizneseve në Mal të Zi

Spajiq kërkon hetim për ndikimin e mundshëm serb përmes mediave dhe bizneseve në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, deklaroi të shtunën se zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon konfirmojnë seriozitetin e informacioneve që zotërojnë shërbimet e sigurisë vendase dhe ato partnere, lidhur me mundësinë e veprimtarive hibride. Këto komente pasuan një kërkesë nga lëvizja e tij, “Evropa Tani” (PES), që parlamenti të shqyrtojë lidhjet midis transmetuesve televizivë kombëtarë dhe “M-tel” (në pronësi shumicë të kompanisë serbe “Telekom Srbija”), si dhe “Alta Bank” e “Alta Pay Group” (të lidhura me biznesmenin serb Davor Macura), shkruajnë mediat e huaja. Në një postim në platformën X, Spajiq theksoi se proceset aktuale “konfirmojnë seriozitetin dhe cilësinë e informacioneve që kanë në dispozicion shërbimet tona të sigurisë dhe ato partnere – për të cilat kisha paralajmëruar që në fund...