SERBIA Act në Senatin amerikan/ Wilson: Regjimi i Vuçiç po përpiqet dëshpërimisht të qëndrojë në pushtet

SERBIA Act në Senatin amerikan/ Wilson: Regjimi i Vuçiç po përpiqet dëshpërimisht të qëndrojë në pushtet

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka përshëndetur prezantimin e projektligjit SERBIA Act në Senatin e SHBA-së, duke falënderuar senatorët Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal për nismën. Në një postim në rrjetin social X, Wilson tha se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sipas tij, po përpiqet të qëndrojë në pushtet. “Populli serb duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta”, shkroi në X Wilson. SRBIA Act është një nismë ligjore që synon të autorizojë masa të caktuara në raport me Serbinë, përfshirë çështje që lidhen me sundimin e ligjit, demokracinë, llogaridhënien dhe marrëdhëniet SHBA-Serbi.