Protesta e studentëve-Drejtoritë e gjimnazeve mesazh prindërve: Mbledhje urgjente në orën 13:30

Protesta e studentëve-Drejtoritë e gjimnazeve mesazh prindërve: Mbledhje urgjente në orën 13:30

foto ilustruese-ministria e arsimit TIRANË- Në ditën e dytë të protestës së studentëve, lëvizjes u janë bashkuar edhe gjimnazistët.Në mes të protestave, drejtuesit e gjimnazeve kanë thirrur mbledhje urgjente me prindërit, të planifikuara për në orën 13:30. Mësohet se prindërit janë njoftuar përmes mesazheve në aplikacionin ëhatsApp. Kjo lëvizje vjen pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë, që prej mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë shkulur kangjellat dhe pllakat e trotuarit, të cilat më pas janë përdorur për të thyer xhamat e godinës./ZËRI