Mirlind Daku gati largimin nga Rusia, merr ofertë zyrtare nga Serie A

Mirlind Daku gati largimin nga Rusia, merr ofertë zyrtare nga Serie A

Mirlind Daku

Mirlind Daku, një nga sulmuesit më premtues shqiptarë, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.
26-vjeçari shqiptar është pjesë e Rubin Kazan në Rusi dhe ka me ta një kontratë që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2026. Megjithatë, mediat ruse kanë shkruar se në drejtim të klubit ka mbërritur një ofertë zyrtare nga skuadra e Cagliarit.
Daku ka luajtur vetëm një sezon në kampionatin rus, aty ku u transferua nga Mura e Sllovenisë dhe ka zhvilluar 33 ndeshje duke realizuar 10 gola. Daku ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024, por u aktivizua vetëm në fundin e ndeshjes ndaj Kroacisë, ndërsa më pas u pezullua nga UEFA me dy ndeshje për sharjet kundër maqedonasve.
Tashmë, gjiganti kuqezi ka mundësinë e artë për t’u bërë pjesë e një prej ligave më të forta në botë, por kjo varet nëse klubi rus do të pranojë ofertën e Cagliarit.mirlind daku
Burimi