“Gogolët e korrupsionit”, Donald Lu zhgënjimi i madh i avokatëve shqiptarë!
Shtëpia e Bardhë: Donald Lu është një nga diplomatët tanë më të talentuarAvokatët janë si gjuetarët. Gjithmonë janë në përgjim dhe në kërkim të gjahut të tyre. Këtë fillim viti ishin të lumturuar duke besuar se peshqit e mëdhenj do përfundonin në rrjeten e drejtësisë. Dhe për avokatët fillonte ‘sezoni i mjaltit’, pasi ata e njohin si askush fuqinë ekonomike të klientëve që i prisnin për prokurë. Sepse me duart e tyre avokatët kanë majmuar prokurorë e gjyqtarq duke i sajdisur me miliona euro …!Dhe së fundi menduan të ndërrojne rolet. Ky besim i verbër buronte nga përbetimi e insistimi i Ambasadorit Lu dhe i koleges se tij të BE,Vllahutin. E ku kishte me mire sesa të kishe klient Llallën, Petrit Fushen apo Ramadan Trocin, të cilët nëse shpallin realisht pasurinë konkurojnë top-listën e miliarderëve.Por gjithçka po venitet e shpresa e avokatëve mbështillet me zhgënjim. Gogolët e korrupsionit në drejtësi po çimentohem për të mos u tundur bashkë me pasurinë…e në rrjeten e grisur të avokatisë priten vetëm cironkat që kanë shkelur semaforin e ndonje psikopat, pijanec e bixhozxhi që ka dhunuar gruan!/Përgatiti Guxim AlimaniAktualitet
Burimi