A u manipuluan shifrat e censit? Të dhënat e rrjeteve sociale dekonspirojnë Elsa Dhulin

A u manipuluan shifrat e censit? Të dhënat e rrjeteve sociale dekonspirojnë Elsa Dhulin

A ka pasur një tendencë për të rritur numrin real që shqiptarëve që jetojnë brenda kufirit të Shqipërisë. Dyshimet ngrihen pikërisht nga zvarritja e nxjerrjes së rezultatit.

Pas shumë zvarritjeve në kohë, ditën e sotme Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censin të Popullsisë dhe Banesave, ku në bazë të tyre në Shqipëri rezultojnë 2.412.113 banorë.
Mirëpo sa reale është shifra 2.4 mln banorë? A ka pasur një tendencë për të rritur numrin real që shqiptarëve që jetojnë brenda kufirit? Theksojmë se pasur shumë denoncime se kjo vonesë në publikimin e të dhënave bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk kanë munguar as akuzat për falsifikim të të dhënave.
Dyshimet janë ngritur pikërisht nga zvarritja e nxjerrjes së rezultatit. Po ashtu edhe nga fakti, i ditur tashmë, se pjesa dërrmuese e shqiptarëve kanë ikur dhe këtë e dëshmon mungesa e krahut të punës.
Sipas denoncimeve, në vendin tonë nuk jetojnë më shumë se 1.7 mln banorë, shifër kjo duke u mbështetur numrin e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Drejtues i “Terra Data” Blerim Gjeladini, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa shifra për realitetin e trishtueshëm në Shqipëri lidhur me numrin e popullsisë.
Duke u bazuar në statistikat në rrjetet sociale ai pyet se ku janë vallë shqiptarët.
“Po ku janë mor vallë, ku janë Shqiptarët? Rrjetet sociale dhe emigracioni, një pasqyrë e trishtueshme e realitetit
Në këtë botë të sotme ku hapësira virtuale po bëhet më e madhe se ajo reale, u kemi hedhur një sy shifrave në ato rrjete sociale, na dalin se ka plot 1.7 deri 1.9 milion shqiptarë, nga 13 deri në 65+ vjeç, që “jetojnë” brenda Facebookut e Instagramit (përfshi edhe ata që kanë më shumë se një llogari).
Pra, na lind pyetja e madhe: ku janë të gjithë këta shqiptarë? A kanë ikur nga trojet tona, a thjesht kanë fshirë llogaritë e tyre të Facebook-ut edhe Instagram-it?’, shkruan ai.
Denoncime për manipulim të të dhënave të censit ka bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha dje se të dhënat janë manipuluar pasi janë shtuar qindra mijëra shqiptarë që nuk jetojnë në vend.
“Nesër Edi Rama, “Çubrilloviçi i shqiptarëve” publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit. Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.
Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend. Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.
Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar. Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se 3-4 javë. Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas 3 javësh.
Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas 9 muajve. Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria” – u shpreh Berisha./ Pamfleti
Burimi