FBI zbarkon në Tiranë/ Zyrtarët amerikanë dhe drejtuesit e sigurisë mblidhen për takimin e rëndësishëm
Tirana do të presë nga 19 deri më 23 shtator takimin e 42-të të kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA), ku do të marrin pjesë përfaqësues të FBI-së dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë nga Shqipëria dhe SHBA. Takimi zhvillohet në Plaza Tirana dhe pritet të nisë në orën 09:00. Nga SHBA do të marrin pjesë Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtor në FBI, dhe Brendan Collins, atasheu i FBI-së në Sofje, ndërsa në aktivitet pritet të jenë edhe drejtues e përfaqësues të institucioneve shqiptare të sigurisë. Në konferencë marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.
Burimi:
syri.net