EMRAT – Do kryenin atentat/ 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe automjeti i vjedhur

EMRAT – Do kryenin atentat/ 3 të arrestuar në Lezhë, sekuestrohen 3 pistoleta dhe automjeti i vjedhur

Tre persona janë arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje. Dy prej tyre lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit. Në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, Policia vuri në pranga Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli. 38 vjeç, banues në Kurbin. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas marrjes së informacionit për lëvizje të dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Pas...