Vetëm 2 ditë afat për aplikimin e Paqes Fiskale, Tatimet: Nuk do të ketë shtyrje

Vetëm 2 ditë afat për aplikimin e Paqes Fiskale, Tatimet: Nuk do të ketë shtyrje

Kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin e Marrëveshjes të Paqes Fiskale. Bizneset kanë kohë deri më 5 qershor për të paraqitur kërkesën e tyre në e-Filing për përfshirje në këtë skemë. Pavarësisht kohës së kufizuar për kryerjen e aplikimeve (aplikimet nisën më 15 Maj 2026 dhe mbyllen më 5 Qershor), Monitor mëson se nga administrata tatimore nuk pritet të ketë shtyrje të afatit të aplikimeve. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë një takimi informues me bizneset anëtare të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHA), kanë sqaruar se zgjatja e afatit do të shkurtonte periudhën minimale njëvjeçare të zbatimit të marrëveshjes për tatimpaguesit. Shtyrje të afateve për zbatimet e dy ligjeve, të marrëveshjes së paqes fiskale dhe fshirjes...