Turizmi mes çmimit dhe fluksit/ Rritet numri i turistëve, por ulen shpenzimet e tyre

Turizmi mes çmimit dhe fluksit/ Rritet numri i turistëve, por ulen shpenzimet e tyre

Turizmi në Shqipëri vazhdon të regjistrojë shifra pozitive në hyrje, por ky sezon ka nxjerrë në pah një dinamikë të re mes kostove, të ardhurave dhe pritshmërive. Të dhënat zyrtare tregojnë se fluksi i vizitorëve të huaj ka pësuar rritje të qëndrueshme krahasuar me një vit më parë, megjithatë kjo nuk po përkthehet në fitime të larta për të gjithë operatorët në treg. Përballë shtrenjtimit të faturave në disa zona të njohura bregdetare, turistët po tregohen shumë më të matur me shpenzimet. Ata po zgjedhin gjithnjë e më shumë akomodimet me qira ditore përmes platformave online, të cilat u ofrojnë fleksibilitet dhe çmime më të ulëta. Kjo ka sjellë shqetësim tek strukturat tradicionale hoteliere, të cilat në jo pak raste kanë raportuar dhoma të zbrazëta...