Aktualitet

72408 rezultate u gjendën

  1. No Image Available

    Shqipëria pushtohet nga turistët, mbi 15.4 milionë hyrje në 8 muaj, gushti rekord

    Flukset turistike në Shqipëri vijojnë të jenë në rritje edhe gjatë sezonit veror të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit gusht në territorin e vendit hynë mbi 3.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e […]

  2. No Image Available

    Tritol në derën e lokalit në Durrës, shënjestër Ramazan dhe Erjon Balla

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës një zonë në Durrës, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një lokali që ishte në përdorim të Ramazan dhe Erjon Ballës. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Pas […]

  3. Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

    Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

    Revista amerikane “Quartz” ka përfshirë Shqipërinë në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vitin 2026, duke veçuar veçanërisht Rivierën Shqiptare për bukuritë natyrore, çmimet më të përballueshme dhe faktin se ende nuk është përfshirë në të njëjtin nivel të turizmit masiv si destinacionet e tjera të Mesdheut. Ajo e thekson […]

  4. Ja lejet e reja të ndërtimit mbi 15 kate në Tiranë dhe Shqipëri

    Ja lejet e reja të ndërtimit mbi 15 kate në Tiranë dhe Shqipëri

    Aktualitet Kryesore E Mërkurë, 30 Shtator 2026 08:35 Projektet (leje ndertimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve te ndertimit) Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – Tiranë Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë Godinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë 1-15 […]

  5. Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më tërheqëse: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më tërheqëse: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    Shqipëria është përfshirë nga media amerikane “Quartz” në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2026, me vëmendje të veçantë ndaj Rivierës Shqiptare. Në artikull, Shqipëria vlerësohet për bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe kostot më të ulëta krahasuar me destinacione të tjera të njohura të Mesdheut. Sipas “Quartz”, vendi mbetet […]

  6. Aksident i rëndë në Pezë-Helmës, humb jetën 15-vjeçari, plagoset 16-vjeçari

    Aksident i rëndë në Pezë-Helmës, humb jetën 15-vjeçari, plagoset 16-vjeçari

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Pezë të Tiranës, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar dhe është plagosur shoku i tij 16-vjeçar. Njoftimi i policisë: Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin […]

  7. Goditet ‘Call Center’ te Rruga e Kavajës, 4 në pranga, në kërkim pronari Taulant Beleraj

    Goditet ‘Call Center’ te Rruga e Kavajës, 4 në pranga, në kërkim pronari Taulant Beleraj

    pamje nga operacioni policor TIRANË-Një Call Center mashtrues është goditur në rrugën e Kavajës, Tiranë në një operacion të ndërmarrë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. […]

  8. SKEMA e vjedhjes së parave! Jo vetëm me bursa, operatorët e Cll Center-it hiqeshin si avokatë: Iu merrnin 5-10 mijë euro

    SKEMA e vjedhjes së parave! Jo vetëm me bursa, operatorët e Cll Center-it hiqeshin si avokatë: Iu merrnin 5-10 mijë euro

    pamje nga call center TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e Call Center-it në rrugën e Kavajës, Tiranë ku 4 operatorë u vendosën në pranga, ndërsa pronari u shpall në kërkim. Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europianë për t’u marrë para nëpërmjet investimit në bursa fiktive. Më pas operatorët i merrnin sërish klientët […]

  9. Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

    Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

    Prej 30 gushtit familja nuk kishte mundur të kontaktonte me 25-vjeçarin Ferdinand Nokaj, me origjinë shqiptare, i cili jetonte me familjen në zonën e Pesaros dhe kishte shkuar në Rovereto për të studiuar. Ditën e zhdukjes, i riu u kishte treguar prindërve se ishte sulmuar nga disa të rinj, edhe ata me origjinë shqiptare. Megjithatë, […]

  10. Tritol lokalit në Fllakë të Durrësit

    Tritol lokalit në Fllakë të Durrësit

    foto ilustruese Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, […]