Nga vrasja e mjekut te dhuna ndaj efektivit/ Kush është i burgosuri në Burrel (EMRI+ FOTO)

Nga vrasja e mjekut te dhuna ndaj efektivit/ Kush është i burgosuri në Burrel (EMRI+ FOTO)

Dritan Ymeri dhe Ilir Alia BURREL- Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dëmtuar pas një sulmi nga një i dënuar në burgun e Burrelit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar gjatë turnit të tretë. Efektivi i identifikuar si Agron Bebja ka marrë dëmtime nga goditja dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Përgjegjës për sulmin dyshohet të jetë i dënuari Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër, në vitin 2017. Krimi ndodhi në mesnatën e 1 korrikut 2017 në lagjen 'Qemal Stafa' ku mjeku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Pas ngjarjes Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa në 2 qershor 2021 u vetëdorëzua në polici. Aktualisht,...