BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

“Frenoni emigracionin dhe korrigjoni skemën e pensioneve”. Janë këto ndër sugjerimet më emergjente që Banka e Shqipërisë i bën qeverisë. Nga komisioni për Ekonominë, Financat dhe Punësimit, zëvendësguvernatorja Natasha Ahmetaj paralajmëroi “ditë të vështira” për ekonominë nëse rekomandimet bien në “vesh të shurdhër”. “Trendet e pafavorshme demografike, si emigracioni, plakja e popullsisë dhe rënia e popullsisë në moshë pune, pritet të shtojnë presionet mbi skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke thelluar sfidat për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo nënvizon rëndësinë e reformave, në këtë kontekst BSH inkurajon reformimin e sistemit të pensioneve, të cilat synojnë vendosjen e një ekuilibri të qëndrueshëm mes përfitimit dhe kapacitetit financiar të skemës. Vlerësojmë shqyrtimin e mundësive për përshtatje të skemës publike, zgjerimin bazës së kontribuuesve dhe zgjerimin e...