22 shtete, përfshirë Shqipërinë publikojnë mesazhin e përbashkët: Iranit të ndalë sulmet ndaj njerëzve në “tokën e tonë”

22 shtete, përfshirë Shqipërinë publikojnë mesazhin e përbashkët: Iranit të ndalë sulmet ndaj njerëzve në “tokën e tonë”

FOTO ILUSTRUESE SHBA-Njëzet e dy vende lëshuan një deklaratë të përbashkët më 10 qershor, ku kërkojnë që Irani t’i japë fund “sulmeve” të tij kundër njerëzve në “tokën e tyre”. Qeveritë dënojnë “sulmet” në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi nga subjektet shtetërore iraniane kundër disidentëve iranianë, gazetarëve dhe anëtarëve të komuniteteve hebraike ose izraelite në tokën e tyre, raportojnë mediat e huaja. Deklarata u lëshua nga Shqipëria, Australia, Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Portugalia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.  Deklarata e plotë Deklarata e Përbashkët mbi Aktivitetin Kërcënues të Shtetit Iranian në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi, e publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së,...