Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë (Emri)
Një konflikt që dyshohet se nisi për linjën e ujit të pijshëm ka përfunduar me plagosjen e rëndë të administratorit të një pallati në Tiranë. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndërsa policia ka arrestuar një 35-vjeçar. Sipas Policisë së Shtetit, i plagosuri është shtetasi F. G., 74 vjeç, administrator i pallatit, i cili dyshohet se është goditur me mjete prerëse gjatë një konflikti me një prej banorëve të objektit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shtetasin Klevis Leka, 35 vjeç, banues në të njëjtin pallat. Nga hetimet paraprake dyshohet se 35-vjeçari ka përdorur mjete prerëse gjatë konfliktit me administratorin, duke e plagosur rëndë atë. Në kuadër të veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar...
Burimi:
gijotina.com