Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë në gjedje kritike
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht. Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, janë dërguar në spital në gjendje kritike. Bilanci është konfirmuar nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Zjarri shpërtheu rreth orës 05:15 në një banesë dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, kati i parë ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym të dendur. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin mundur të dilnin nga banesa përpara mbërritjes...
Burimi:
gijotina.com