Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Anëtarët e Bordit Drejtues të Atlético Madridit kanë shprehur në mënyrë unanime mbështetjen e tyre të plotë për vendimin e klubit për të mos negociuar transferimin e Julián Álvarez te Barcelona. Në një qëndrim të klubit, drejtuesit theksojnë se Atlético Madrid është i hapur ndaj negociatave që lidhen me merkaton e transferimeve, por ato duhet të zhvillohen gjithmonë në mënyrë etike dhe profesionale, me respekt reciprok mes klubeve. “Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e komunikuar më herët nga klubi, se Barcelona nuk i ka përmbushur këto kërkesa. Për rrjedhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Barcelonën për transferimin e Julián Álvarez”, thuhet në deklaratën e Atlético Madridit. Klubi madrilen shpreson që sulmuesi argjentinas ta kuptojë vendimin dhe të përqendrohet te puna...