“Edhe pak ditë dhe nuk do të fshihem më”, Amorim: Leao? ja pse nuk është grumbulluar
27 Gusht 2026 15:00 Telesport Trajneri i Milan-it, Ruben Amorim, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Venezia-s, e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. – Do të ndryshoni formacion për këtë ndeshje? “Ne duhet të krijojmë një mekanizëm, duke ruajtur stabilitetin e skuadrës gjatë sezonit. Është e pamundur të luajmë në nivelin që duam nëse në çdo ndeshje luajnë të njëjtët lojtarë. Dhe ne duam të fitojmë tituj, kështu që rotacioni është i nevojshëm. Do të përballemi me kundërshtarë të ndryshëm, kështu që duhet të gjejmë lojtarët e duhur nga ndeshja në ndeshje për t’u përballur me kundërshtarë të ndryshëm”. – Jeni i gëzuar që po mbyllet merkato? “Unë jam i kënaqur me këtë ekip. Nuk...
Burimi:
telesport.al