“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

Avokati i Ergys Agasit, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij. Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen. Haxhia tregon çfarë ndodhi në takimin e sotëm dhe flet për pretendimet e Agasit, i cili sipas tij, pretendon se nuk ka prekur financat publike, pasi nuk ka mbajtur funksione me fuqi për të tilla ndërhyrje. “Ky është një takim i parë për tu përgatitur për procesin që është në ditët e afërta lidhur me verifikimin e masës dhe kushteve të masës së sigurimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh edhe pse e kemi kërkuar, edhe...