Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!
Policia e Vlorës ka arrestuar një 71-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. M., 71 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit, ku gjatë konfliktit dyshohet se 71-vjeçari ka goditur me send të fortë (sëpatë) bashkëshorten e tij, E. M., 61 vjeçe. Si pasojë e dhunës, 61-vjeçarja ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Burimi:
javanews.al