U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

Policia e Lezhës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet të blinduar dhe i armatosur. Sipas Policisë, A.M., banues në Malecaj-Torovicë, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap pas disa minutash ndjekjeje. Gjatë ndjekjes, ai dyshohet se hodhi në tokë një pistoletë me plumb në fole dhe krëhrin me disa fishekë. Autoritetet sekuestruan armën e zjarrit dhe automjetin e blinduar, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se i arrestuari A.M, është vëllai i të kërkuarit F. M, 36 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 26 prill 2026, në rrugën “Balldren-Torovicë”, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sakaq, 36 vjeçari...