E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë (26 gusht), ku një vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se po kryente një manovër për lëvizje mbrapa kur ka goditur aksidentalisht fëmijën. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., nuk ka arritur të konstatojë praninë e vajzës gjatë manovrës. Për pasojë, fëmija ka pësuar plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka humbur jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al