Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

Familja Lazaj, me origjinë shqiptare, është dëbuar mëngjesin e kësaj të enjteje, 27 gusht 2026, nga banesa ku kishte jetuar prej tetë vitesh në Saint-André-des-Eaux, në Francë. Kërkesa e familjes për azil ishte refuzuar prej kohësh. Operacioni, i paralajmëruar më herët, u zhvillua pa incidente. Rreth orës 7:30, në zonë mbërritën rreth 15 njësi të xhandarmërisë, mes tyre edhe efektivë të njësisë së mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes (PSIG). Në mbështetje të familjes ishin mbledhur rreth 40 persona. Jovani dhe Elisabeta Lazaj jetonin në këtë banesë së bashku me gjashtë fëmijët e tyre. Shtëpia ishte vënë në dispozicion nga bashkia dhe administrohej nga shoqata “Solidarité Estuaire”. Mbështetësit e familjes shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar pas dëbimit. Danielle Estay, anëtare e AMAP-it të fermës së Lévéra-s...