Arrestimi i Agasit / Këlliçi: Ra koordinatori, por jo skema! Sa të jetë Rama në pushtet, lidhja me krimin vazhdon

Arrestimi i Agasit / Këlliçi: Ra koordinatori, por jo skema! Sa të jetë Rama në pushtet, lidhja me krimin vazhdon

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, duke deklaruar se ka rënë koordinatori, por jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi thekson se Agasi kishte fituar ndikim për shkak të një roli që i ishte besuar nga kryeministri Edi Rama, të cilin Këlliçi e përshkruan si “koordinator për bandat”. Sipas tij, lidhjet mes politikës dhe grupeve kriminale kanë shërbyer për interesa elektorale dhe financiare. Reagimi i Këlliçit Ka rënë koordinatori, jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar! Ergys Agasi kishte fituar pushtet pasi Edi Rama i pati besuar detyrën e rëndësishme, atë të koordinatorit për bandat. Siç denoncoi Arben Ahmetaj, falë këtij roli, Agasi kalonte me Edi...