I burgosuri në Kosovë pë*dhunohet nga tre të dënuar
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të dhunimit seksual në Burgun e Dubravës në Istog. Sipas mediave në Kosovë, i burgosuri ka deklaruar se tre të tjerë, fillimisht e kanë dhunuar fizikisht, ndërsa më pas kanë ushtruar dhunë seksuale. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi u shpreh se ndaj tre të dyshuarve kanë nisur hetimet për përdhunim. “Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”, ka deklaruar Nikçi.
Burimi:
vizionplus.tv