“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi: Në Durrës, është kryekoordinator i vjedhjes së votës!

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi: Në Durrës, është kryekoordinator i vjedhjes së votës!

“Akuza për të cilën është arrestuar Ergys Agasi është e vogël në raport me këtë aktivitet gjigant kriminal” Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se Agasi ka qenë kryekoordinatori i vjedhjes së votës në qarkune Durrësit. Sipas deputetit, ai duhet të hetohet edhe për këtë vepër penal. “Ergys Agasi duhet hetuar e dënuar për pothuajse të gjitha veprat e pjesës së Kodit Penal për krimet zgjedhore. Në Durrës, ai ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor që patëm përballë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe, nëse krimi dhe shteti nuk do të ishin një trup i vetëm, opozita nuk do të ruante thjesht rezultatin e vitit 2021, por do të merrte 7-8 mandate. Akuza...