Arrestimi i Agasit/ Berisha: Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës! Ndërkombëtarët të monitorojnë procesin

Arrestimi i Agasit/ Berisha: Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës! Ndërkombëtarët të monitorojnë procesin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme dorëheqjen urgjente të Edi Ramës. Ai kërkoi që “Ndërkombëtarët të monitorojnë procesin. “Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n”, tha kreu demokrat. Berisha: Por arrestimi i tij është një zhvillim pozitiv në mënyrë të padiskutueshme. Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Ai kontrollonte çdo person që hynte dhe të gjitha komunikimet. Në këtë kuadër, procesi Agasi mund të tejkalojë çdo proces të zhvilluar gjer sot ndaj bosëve të mafies në Itali, SHBA dhe gjetiu pasi informacionet...