Berisha hedh bombën për arrestimin e Agasit: A negocioi Balla në emër të Ramës?

Berisha hedh bombën për arrestimin e Agasit: A negocioi Balla në emër të Ramës?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur dyshime se arrestimi i Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, në të vërtetë ka qenë një arrestim i negociuar. Duke publikuar denoncimin e një qytetari digjital, sipas Berishës, në Elbasan ditën e dielë, Agasi është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, takim i bërë sipas tij me porosi të kryeministrit Edi Rama. “Arrestimi pranë shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra dhe nallane. Polici në timon. Të gjitha këto flasin më shumë së gjithçka tjetër për një arrestimtë negociuar. A ju kujtohet kur u dorëzua famozi Balili, cilin pati shofer? Ardi Veliun. Agasi kishte Shpatakun.Qytetari digjital më ka informuar se sipas burimeve të tyre policore të dielën në një lokal të kontrolluar nga karteli...