“Më caktuan pazarin dhe pozicionin”/ Zv.kryeministre e Ramës? Grida Duma thyen heshtjen

“Më caktuan pazarin dhe pozicionin”/ Zv.kryeministre e Ramës? Grida Duma thyen heshtjen

Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës. Përmes një deklarate të bërë publike në adresën e saj në Instagram, Duma ka rrëzuar këto pretendime, duke bërë të qartë se lajmet që kanë qarkulluar për rikthimin e saj në politikën aktive dhe marrjen e një posti në qeveri nuk janë të vërteta. Duma ironizon zërat e ditëve të fundit, duke thënë se në raportimet për të i kanë “caktuar pazarin”, “gjetur sponsorin” dhe madje i kanë përcaktuar edhe pozicionin që do të mbante. “Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur...