Një çift i njohur dhe një ish-banor: Konkurrentët për sezonin e ri të Big Brother VIP

Një çift i njohur dhe një ish-banor: Konkurrentët për sezonin e ri të Big Brother VIP

Teksa përgatitjet për edicionet e reja të “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania” po marrin formë, kanë nisur të qarkullojnë edhe informacionet e para për emrat që mund të bëhen pjesë e dy formateve. Gazetarët Agon Rexhepi dhe Elton Tozaj, gjatë një diskutimi në emisionin “Ora7” në Klan Kosova, kanë ndarë disa detaje, pa zbuluar megjithatë identitetin e personazheve në fjalë. Rexhepi tregoi se gjatë ditëve të fundit ka vënë re disa figura publike në ambientet pranë Klan Kosovës dhe, sipas tij, vizitat e tyre mund të mos kenë qenë të rastësishme. “Unë i di disa detaje të reja. Disa njerëz që i kam parë afër në hapësirat tona, nuk mendoj që vizitat e tyre kanë qenë të rastësishme”, u shpreh gazetari....