Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë

Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Në një video në rrjetet sociale Shehaj thekson se Agasi ishte krahu i djathtë i kryeministrit dhe se tani radha është e Edi Ramës për t’u vënë në pranga. Kreu i Mundësia thekson se vetëm me arrestimin e Ramës, të cilin e cilëson si kreun e një sistemi të korruptuar me të cilin qeveris vendn, mund të arrihet në rrëzimin e këtij sistemi. “Ky është sigurisht një lajm shumë i mirë. Por kanë rënë personazhe po aq të rëndësishëm në të kaluarën: Ahmetaj, Beqaj, Veliaj, Belinda Balluku. S’ka dyshim që shumë shpejt do të dalë para drejtësisë dhe shumë...