Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë
Një ditë përpara se të zhvillojë takime me ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në 27 gusht qeverinë. Sot pati një takim qeverie, gjë që është rutinë. Gjatë ditës së nesërme, kreu i qeverisë pritet që të japë udhëzime, për takime që drejtuesit politikë duhet të nisin në qarqet e tyre, me qëllim që të shpjegojnë në strukturat e partisë, dokumentet e shpallura tashmë “Besa” dhe “Prania Besnike”. Po ashtu, gjatë takimeve të qeverisë në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku pritet që të ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që çdo problem qytetar të marrë përgjigje. Qytetari do të mund të shikojë në kohë reale se në cilën fazë ndodhet ankesa e tij. Kjo platformë do...
Burimi:
javanews.al