Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta! Nga folklori dhe etnologjia tek albanologjia, vepra që studiuesi la pas
Ndahet sot nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë dhe një nga zërat më të spikatur të studimit të trashëgimisë kulturore shqiptare. Me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me përpjekjen për të njohur, ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm pasurinë e jashtëzakonshme të traditave, besimeve, miteve, zakoneve dhe mënyrave të jetës së popullit shqiptar. Akademik Mark Tirta lindi më 21 maj 1938 në Orosh të Mirditës. Kreu...
Burimi:
javanews.al