Ndahet nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një nga figurat më të shquara të etnologjisë shqiptare
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftoi me hidhërim të thellë se më 27 gusht 2026 u nda nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare dhe një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë. Me ndarjen e tij nga jeta, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar që për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve. Mark Tirta lindi më 21 maj 1938 në Orosh të Mirditës. Kreu studimet e larta në degën Histori-Gjuhësi të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1961. Pas studimeve punoi në arsim në rrethin e Mirditës, ndërsa në vitin 1968 nisi veprimtarinë kërkimore në sektorin e etnografisë...
Burimi:
kultplus.com