I dënuar për kultivim droge, 61-vjeçari në Krujë kapet me pistoletë dhe municion (EMRI)

I dënuar për kultivim droge, 61-vjeçari në Krujë kapet me pistoletë dhe municion (EMRI)

Një 61-vjeçar që mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion është arrestuar këtë të enjte në Krujë. Sipas njoftimit zyrtar, 61-vjeçari, Shaban Murati rezultonte  i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët. “Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë. Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë...