Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës pasi mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion. Policia bën me dije se 61-vjeçari rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Policia sqaron se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, u arrestua në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë. Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët. Në vijim...